OSBE dënon dhunën në KZAZ-të: Autorët dhe nxitësit duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prezenca e OSBE-së në Tiranë dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, OSBE thotë se të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

OSBE thekson se çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar.

“Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, OSBE u bën thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore.

“Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri” përfundon deklarata.

 

Zjarr Tv Ad