OSBE i bashkohet thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një postim në Facebook, OSBE shprehu shqetësimin se vonesa në depozitimin e propozimeve, vë në rrezik procesin zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë,”-shkruhet në postim.

 

Zjarr Tv Ad