Prezenca e OSBE në Shqipëri ka publikuar një mesazh në Twitter për lirinë e shtypit në Shqipëri, vetëm dy ditë pas protestës së gazetarëve përpara Kryeministrisë për sulmet e kreut të qeverisë kundër tyre dhe ndëshkimet që ai aplikon, duke u ndaluar hyrjen në konferencat e tij të shtypit. Në llogarinë zyrtare e OSBE thuhet:
“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias. Liria e medias dhe aftësia e gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë. OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit që luajnë gazetarët në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara publike, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri.”