Oxhak me çmim marramendës? Reagon Rama: Nuk është shtëpia ime

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me një video të shpërndarë nga moderatori Ermal Mamaqi, ku protagonist ishte vetë ai.

Në media u përfolën detaje dhe çmime lidhur me vilën e tij në Surrel, ku mes të tjerash u veçua oxhaku për të cilin u tha se ka një çmim prej 12 mijë deri në 18 mijë euro.

 

Lidhur me këto zëra, Rama shkruan “Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik që kadrinjtë kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh ja që s’është as oxhaku, as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese”.

Duke qenë se shumë pak dihen për shtëpinë e Kryeministrit, shkrimet nuk u kursyem.

Madje u detajua se  oxhaku ka përmasa 150cm x 113cm x 53 cm dhe është krijuar prej një materiali të kushtueshëm.

Zjarr Tv Ad