Ozil i frikësuar, ndjek Arsenalin nga stolat

0
3

Duket se Mesut Ozil e ka ende mendjen tek ngjarja e një muaji më parë ku u përfshi në një grabitje. 2 persona të maskuar e të armatosur tentuan që të grabisnin Ozil dhe shokun e tij të ekipit te Arsenal, Kolasinac, por ishte ky i fundit që arriti t’i bënte ballë atyre. Që nga ajo ditë të dy lojtarët janë blinduar me masa sigurie 24 orë.

Unay Emery konfirmoi se të dy lojtarët ishin gati të luanin në ndeshjen kundër Burnley-t por pikërisht disa orë para ndeshjes gjendja shëndetësore e Ozil është përkeqësuar. Ai e ndjek ndeshjen nga stolat e stadiumit, por më shumë se sa i sëmurë ai duket i frikësuar. Madje as fitoren e parë të skuadrës nuk e shijon pasi loja e Arsenal duket se e vendos në gjumë.

Tekniku i “The Gunners” shprehet se është shumë i lumtur që dyshja është rikthyer pësëri në skuadër. I pyetur nëse gjendja e lojtarëve është e mirë ai përgjigjet: “Unë jam i lumtur që të dy i janë rikthyer stërvitjen. I gjithë ekipi është munduar që t’i mbështesë dhe tashmë ata duken më të qetë”.

Ozil do të rikthehet në ndeshjen tjetër në javën e ardhshme kundër Liverpool, gjithmon nëqoftëse nuk do të sëmuret përsëri përpara ndeshjes.