Pa leje drejtimi dhe i dehur në timon, arrestohet polici në Korçë që shkaktoi aksidentin

0
2570
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësi i Policisë, Dritan Qylafi, i cili u përfshi në aksident pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit, ka rënë në prangat e policisë.

Ka qenë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ka arrestuar policin 55 vjeçari, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Mbi Qyfalin rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”.

Qylafi është punonjës policie në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës, ndërkohë në momentin kur ndodhi aksidenti nuk ishte në shërbim.

Zjarr Tv Ad