PAA thirrje Ramës:”Zgjidh krizën e rëndë politike në vend, implemento marrëveshjen e 5 Qershorit”

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një deklarate për mediat, Partia Agrare Ambienrtaliste i kërkon kryeministrit Edi Rama, kryetarit të radhës të OSBE-së, të angazhohet me përgjegjshmëri maksimale për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri.

DEKLARATA
Z. Rama duhet të kërkojë fillimin që “dje” të punës së Këshillit Politik për zgjidhjen gjithë-përfshirëse për implementimin në ndryshimet e legjislacionit për zgjedhjet në Shqipëri, të marrëveshjes së 5 Qershorit 2020.

Z. Rama duhet të garantojë liritë politike të opozitë dhe liritë demokratike dhe ekonomike të shqiptarëve, të dëmtuara dhe të kërcënuara në Shqipëri nga modeli i tij autokratik, nga korrupsioni epidemik dhe nga kapja e shtetit.

Z. Rama duhet të kërkojë thirrjen urgjente të Kuvendit pa u shqetësuar për ndërprerjen e pushimeve të tij dhe deputetëve të Kuvendit dhe të miratojë mundësisht brenda javës tjetër, legjislacionin që i hap rrugën zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe me konkurentë alternativë.

Z. Rama duhet të vërtetojë ndarjen përfundimtare nga vjedhja e votave dhe djemtë elektoralë problematik.

Eleminimi i çdo vonese për çeljen e negociatave është prioritet kombëtar i shqiptarëve.

Inspirimi europian është në zemër të protestuesve në Bjellorusi dhe në çdo vend që qeveriset nga lider autotarian.

PAA vlerëson se vetëm i inspiruar nga standartet e demokracive funksionale jo ai nga model autotarian të preferuara publikisht prej tij, Rama mund të fitojë qoftë edhe përkohësisht kredibilitetin minimal por të domosdoshëm për tu angazhuar për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

Zjarr Tv Ad