Deputeti i PD-së dhe njëherazi nën kryetari i Grupit Parlamentar, Luçiano Boçi ka bërë një denoncim në lidhje me fermerët e Elbasanit, pasi bashkia nuk i lëshon ujin vaditës.
‘70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve. Shkak paaftësia dhe abuzimi’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit:
70 ha me misër në Shirgjan të Elbasanit, “digjen” sepse Bashkia Elbasan nuk i lëshon ujin vaditës fermerëve.
Shkak paaftësia dhe abuzimi.
Nisur nga kërkesat e tregut, fermerër e kësaj zone kanë kultivuar misër.
Por nuk e dinin që investimi i tyre do shkonte dëm.
Në momentin më delikat të vegjetacionit fermerët nuk mund të sigurinon vaditjen.
U braktisën dhe u përçmuan nga ata të cilëve u paguajnë çdo ditë taksat e detyrimet.
Minimalisht BASHKIA tani duhet t’i kompesojë!