Gazetari Andi Bejtja, është revoltuar me qëndrimin që po mban Partia Demokratike për çështjen “Berisha”, pasi thotë se PD e ka trajtuar paburrërisht këtë çështje.
Ai shprehet se nga PD dalin njerëz pa dinjitet dhe karakter, që mbajnë qëndrime që të bëjnë të mbash barkun me dorë, teksa thotë se “shyqyr që nuk paskan ardhur në pushtet”.
“Tani nje gje nuk mund te rri pa e thene; si po e menaxhon zyrtarisht PD ” ceshtjen Berisha” kaq paburrerisht, kaq jo legalisht, me kaq thenie e kundrathenie te tipit ” Amerika gaboi, po kryetari ka te drejte” , etj etj , perveç te tjerash dhe qendrime qe te bejne te mbash barkun me dore, ku po shohim nga minuti ne minute jo vetem njerez pa dinjitet e pa karakter, por dhe komplet debila nga do ta rrotullosh….per zotin kete here e them hapur; shyqyr qe nuk paskan ardh ne pushtet! Dhe sa me shpejt te mbyllet kjo histori aq me mire per ta, se po vazhdoi gjate, panairi i te pakaraktereve e debilave e injoranteve do mbushet plot dhe vetem do na vi per te vjelle e asgje me shume.