Pacolli takohet me homologun grek – diskutohet për përafrim midis dy vendeve

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun grek, Georgios Katrougalos, me ç’rast kanë diskutuar për mundësitë e përafrimit të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Pacolli ka theksuar se promovimi i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe sidomos intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike janë prioritet i dy Qeverive.

“Ministri Katrougalos më ka siguruar se ai dhe Qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën”.

“Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marrëdhënieve rajonale dhe procesit të integrimit të rajonit në BE”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij në Facebook:

Në Varshavë pata një takim shumë të përzemërt me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Georgios Katrougalos. Diskutuam për mundësitë e përafrimit të dy vendeve tona në fusha të ndryshme. Theksova të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat dhe ndihmën që presim nga Greqia. Promovimi i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona dhe sidomos intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike janë prioritet i të qeverive tona.

Ministri Katrougalos më ka siguruar se ai dhe Qeveria greke vlerësojnë progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën. Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marrëdhënieve rajonale dhe procsesit të integrimit të rajonit në BE. Gjithashtu vlersuam se zgjidhjet në Ballkan duhet të jenë me marrëveshje dhe në mënyrë paqësore dhe duhet të pushojnë të gjitha përpjekjet për rrenimin e të arriturave.

 

Zjarr Tv Ad