Pacolli: Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vizitës në Jordani, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shkoi në Stamboll ku u takua me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlit Caushoglu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli tha se Turqia, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, fuqishëm konfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.

“Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës në Jordani, në Stamboll u prita nga ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë Mevlit Caushoglu.

Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

Zjarr Tv Ad