Padia e Beqajt për mandatin e 2009, Strasburgu i kërkon “llogari” shtetit shqiptar

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Strasburgut i ka dërguar disa pyetje shtetit shqiptar, në lidhje me padinë që Ilir Beqaj bëri ndaj pasi iu hoq mandati i deputetit në vitin 2009. Gjykata e Strasburgu ngre disa pyetje, ku i kërkon shtetit shqiptar të informojë nëse ka pasur shkelje të së drejtës së aplikantit?

Nëse ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë referimi në Gjykatën Kushtetuese? Nëse ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese? Dhe nëse Gjykata Kushtetuese dha arsye të mjaftuese se kërkuesi kishte shkelur nenin 70 të Kushtetutës?

Për të gjitha këto pyetje, pala shqiptare duhet të dërgojë informacion në Strasburg, pas padisë që Ilir Beqaj bëri në këtë gjykatë në prill të vitit 2012. Atij iu hoq mandati nga KQZ, pasi u vrejt se Ilri Beqaj kishte konflikt interesi, pasi u pretendua se ish-deputeti kishte përfituar një tender publik ndërkohë që ishte shpallur fitues si deputet në zgjedhjet e vitit 2009.

Zjarr Tv Ad