Padia e Berishës në Paris/ Flet gazetari Erl Murati: E pamundur që një Gjykatë Europiane ta rikthejë këtë vendim

0
364
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Parisit, ka pranuar padinë që ish-Kryeministri Sali Berisha, ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken. Këtë e bëri me dije vetë Berisha në fjalën e tij që mbajti në “Foltoren” në Kavajë.

Në një intervistë për Ora News, gazetari Erl Murati, tha se në lidhje me padinë që ka bërë Berisha nuk ka transparencë, ndërkohë shton se nuk dihet nëse është e vërtetë nëse Gjykata e ka pranuar padinë.

Për gazetarin është e pamundur që Gjykata francezë ta rikthejë vendimin për shpalljen “Non Grata” të Berishës, pasi është një vendim sovran i SHBA.

Ka një mungesë transparence, nuk i dimë detajet se ça përmban padia e Berishës dhe nga ana tjetër nuk e dimë vërtetë nëse Gjykata ka pranuar padinë e Berishës. Unë e shoh të pamundur që Gjykata franceze të bëjë diçka për këtë pikë. Është një vendim sovran i SHBA.

Unë besoj se është e pamundur që një Gjykatë e huaj ta rikthejë këtë vendim. Është vendim direkt i kreut të DASH. Pavarësisht se Berisha po bën një betejë politike dhe juridike sipas tij”, tha gazetari Murati.

Zjarr Tv Ad