Padia e lënë në hije e Ilir Beqaj/ Ndërhyrja në tender

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë është ‘kryefjala’ e çdo raporti ndërkombëtar për Shqipërinë.

Opozita shqiptare ka depozituar plot padi në prokurori, të cilët janë lënë në heshtje prej kohësh.

Një prej rasteve më flagrante është një padi e depozituar këtu e katër vjet më parë.Partia Demokratike kallëzoi në vitin 2016 në prokurori për shpërdorim detyre Ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe, Ilir Beqja. Opozita e akuzoi për ndërhyrje në tenderin e barnave.

Sipas demokratëve, ministri Beqja ka favorizuar kompaninë e një mikut të tij, ‘Delta

Farma’, duke ndryshuar kriteret e tenderit, duke lejuar futjen e barnave të paçertifikuara në vend.

Ky ishte kallëzimi i dytë që demokratët bënë ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja pas atij për tenderin e Check Up –it.

Deputetet Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku u shprehen atë ditë për mediat se dëmi i shkaktuar nuk është vetëm financiar, por edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi është cenuar siguria e barnave.

Kurse më herët, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa kishte denoncuar se ‘Ilir Beqja ka ndërhyrë në tender, ka ndryshuar kriteret dhe ka lejuar futjen e barnave të pacertifikuara. Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente. Po cila ishte situata emergjente? Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqës për të vjedhur. Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, ‘Delta Farma’, të futet në tregun e ilaceve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve’.

Katër vite më pas, si shumë dosje të tjera, edhe ajo është lënë në harresë duke u pluhurosur.

Zjarr Tv Ad