Përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Celibashi, në një dalje për mediat ka mohuar se PS po bllokojnë procesin e votimit në vorë, duke rrëzuar kështu pretendimet e Partisë Demokratike.
Për sa i përket problemit jo logjik është se PD ngre një problem mbi emërimin e anëtarëve, PD ka detyrimin ligjor t’i çojë pranë KZAZ-së banorë të bashkisë Vorë.
Problematika e PD-së për të gjetur komisionerë nuk është shkelje e ligjit. Edhe në momentet që flasim partia Demokratike ka detyrimin të paraqesë komisionerë dhe të ushtrojë detyrimet që i jep ligjit për të organizuar procesin e votimit me anëtarët
Nuk e di për çfarë arsye ka ardhur kjo mungesë komisionerësh, për shkak të pamundësisë për t’i gjetur apo për të bërë pis procesin. Ne na intereson procesi dhe tashmë procesi është një proces ligjor pasi është miratuar kuorumi me 5 anëtarë, tha Salianji.
Në lidhje me paralajmërimin e nënkryetares së PD, Jorida Tabaku, për padi ndaj komisionerëve socialistë të Vorës, Salianji theksoi: “Nuk e kuptoj pse bëhet kjo padi. Nëse ka pasur shpërdorim në këtë proces, ka qenë shkelja e heshtjes zgjedhore që ka bërë zonja Tabaku me deklaratat e saj. Kallëzimin nuk kanë pse ta bëjnë, është alogjik. Ata duhet të dërgojnë komisionerët dhe kaq.