Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi grupi i “Rithemelimit” deklaroi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një padi për aferën e Portit të Durrësit.
Në një postim në Tëitter, Bardhi iu dejtohet deputetëve demokratë, duke iu thënë që të bëjnë opozitë reale dhe të mos tallen me shqiptarët, pasi sipas tij ky grup i deputetëve “ka goditur një aferë që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!”
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Keqardhje për çdo deputet që është betuar mbi Kushtetutë dhe nënshkruan idiotësi juridike&tallet me shqiptarët, se gjoja ka goditur aferën e Portit të Durrësit, ku në fakt ka goditur një marrëveshje të ratifikuar nga Parlamenti, që nuk i nënshtrohet dot më kontrollit kushtetues!
Bëni opozitë reale, boll u tallët me shqiptarët. Afera e Portit të Durrësit do të dërgohet realisht në Gjykatën Kushtetuese, por siç duhet dhe sapo të miratohet me forcën e kartonit nga noterët e Qeverisë në Parlament.