Padia e Voltana Ademit për zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata Kushtetuese cakton seancën e pare

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 23 qershor për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, lidhur më zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste nuk u futën në këto zgjedhje, duke i bojkotuar ato. Këta të fundit e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së tyre dhe ripërsëritjen.

Subjekt i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

Zjarr Tv Ad