Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për faktin se PD komunikoi se do ta padisë aktivisten Evi Kokalarin për shpifje, pasi kjo e fundit akuzoi Bashën për dosje korrupsioni në Amerikë.
Manjani thekson se nuk e kupton se ku hyn këtu PD-ja, duke shtuar se kjo është çështje personale e Bashës.
Postimi i Ylli Manjanit:
“PD do padisë zonjën Kokalari për shpifje?! Ou?! Po mesa lexova ajo nuk ka thënë asnjë të keqe për PD. Kishte folur për një deal që qënka bërë diku për të përdorur një provë kundër Lulit si shantazh, me qëllim që ky i fundit të përjashtojë Berishën.
Kishte premtuar gjithashtu se nëse Basha merr vizë Amerikane, do jetë prova e deal-it dhe se si Amerikane do protestonte në Kongresin e shtetit të vet. E kuptoj që për Lulin PERSONALISHT është e rëndë, po PD ç’hyn këtu?! Askush se akuzoi PD as për financime të paqarta e as për përjashtime deputetësh. Për të dyja akuzohet personalisht Luli. Ai i kishte vendim të jetës së tij, jo të PD!! Ndaj PD ngatërrohet kot me këtë punë.
Meqë ra fjala, nëse vërtetë ka një deal për t’iu fshehur drejtësisë, ato deklaratat për drejtësinë e re e për luftën kundër korrupsionit, t’u pijnë lëngun ata që i bëjnë…
Gjithmonë nëse është e vërtetë”.