Padia në SPAK për trajtimet estetike të familjes, Meta: Mashtrimet nuk kanë fund, thonë Monika ka bërë namin! Idajet Beqiri një mashtrues dhe falsifikator non-grata

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me akuzën e ngritur në SPAK nga avokati Idajet Beqiri në lidhje me pretendimin për fshehjen e pasurisë, ku në fokus janë trajtimet estetike të familjes së ish-presidentit në një klinikë në San Marino.

I ftuar në Syri Tv, Meta u shpreh se akuzat nuk janë aspak të vërteta. Madje ai shkoi dhe më tej dhe nxori dokumentin nga klinika që rrëzon pretendimet e avokatit, dhe ku thuhet se bashkëshortja e tij nuk ka qenë kurrë në klinikën në fjalë.

Meta nxorri dhe dokumentet ndaj paditësit Idajet Beqiri, në të cilat ai rezulton i dënuar për falsifikim në kohën e komunizmit, por dhe i dënuar në Belgjikë me tre pseudonimet që mbart.

Meta theksoi se të gjitha këto sulme ndaj tij vijnë për të tërhequr vëmendjen nga inceneratorët.

“Mashtrimet e tyre nuk do kanë fund. Profesioni më i ri që ka shprehur rilindja për të shmangur vëmendja nga Inceneratorët është të pajtojnë kallëzuesit që dihet që janë delikuentë. Fillojmë me atë për spiun.

Dënim në Belgjik, është i dënuar në Belgjikë shtë dënuar vetë me të tre pseudonimet. Non-grata në SHBA nga departamenti i Thesarit me të dy emrat dhe Hidajet dhe si Hydajet. Ja dhe nga Partia e punës se thoptë jam dënuar vetëm nga Berisha, ja dhe nga Partia e Punës ku është dënuar si falsifikator kur ka qenë kryetar Gjykate në krujë. Ka kërkuar mëshirë në gjyq ndaj partisë dhe partia prapë e ka dënuar me burg sepse kaq falsifikator ka qenë.

Ky është kallëëzuesi në SPAKi i mi. Paska bërë Monika naming ja dhe deklarata e klinikës që kanë përmëndur ata mashtrues ta që thotë që s’është aspak e vërtet dhe nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad