Paga e luftës favorizon biznesin, neglizhon turizmin

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paga e luftes eshte shperndare me shume per punonjesit e bizneseve te vogla.Ndërsa më të neglizhuarit i përkasin sektorit të turizmit. Sipas Ministrisë së Financave deri më 25 qershor e morën pagën 40 mijë lekë, 4 mijë e 874 persona nga 10 mijë përfitues të parashikuar në fillim pas hartimit të paketës së zgjeruar, pra më pak se gjysma. Nga të dhënat e përditësuara deri më datë 25 qershor, bonusi financiar është marrë nga 9 mijë e 366 punonjës të biznesit të madh, ndërkohë janë në proces lëvrimi pagat edhe për një numër të vogël punonjësish të tjerë. Nga 169 mijë përfituesit e pagës së luftës, rreth 64 mijë prej tyre janë të larguar nga puna gjatë periudhës 1 mars deri më 17 maj të cilët e kanë përfituar pagën prej 40 mijë lekë. 364 të tjerë janë në pritje. Procesi është shoqëruar edhe me ankesa, pasi janë mbi 22 mijë punonjës që kanë marrë pagën prej 40 mijë lekësh pasi kanë ngritur shqetësimin. Ndërkohë që vijohet edhe me shqyrtimin e ankesave të tjera dhe formularëve të dorëzuar nga biznesi me arsyet e mos-aplikimit. Nga paketa e dytë fillimisht u parashikua që numri i përfituesve të ishte 176 mijë, dhe me ndryshimet që pësoi vendimi në muajin maj numri real i përfituesve arriti në 210 mijë punonjës përfshirë edhe 721 punonjës të rafinerisë së Naftës në Ballsh.

Zjarr Tv Ad