Paga minimale në vend, drejtoria e Tatimeve: Është rritur me 8.3%

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

8,3 përqind ka pësuar rritja e pagaës minimale në shkallë vendi.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur sqarimet se si do të jetë paga bruto dhe se si ndryshojnë kontributet e sigurimeve shoqërore.

Rriten pagat për vitin 2019. Vendimi i qeverisë për të përcaktuar pagën minimale në shkallë vendi 26,000 lekë nga 24 mijë që ishte më parë ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të nisë njoftimet dhe sqarimet ndaj tatimpaguesëve se si do të jetë paga bruto mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve shoqёrore

“Jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe deri nё 114,670 lekё, pёr personat e punёsuar. Jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe sipas pёrcaktimit tё vetё personit, deri nё 114,670  lekё, pёr personat e vetёpunёsuar. E barabartё me pagёn minimale mujore prej 26,000 lekё, pёr punonjёsit e papaguar tё familjes me tё cilёt i vetёpunёsuari punon dhe bashkёjeton ligjёrisht”.

Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24,000 në 26,000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Zjarr Tv Ad