Pagat dhe kartela shëndetësore, problem për punonjësit në Shqipëri

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Parlamentar i Punës dhe Çështjeve Sociale ka kërkuar angazhimin e shoqërisë civile për të monitoruar kushtet në punë dhe pagat e punonjësve.

Në një seancë të posaçme dëgjimore është theksuar se të ardhurat vazhdojnë të mbeten të ulëta.

“Nuk mohojmë arritjet që janë bërë. Ne na dhimbsen njerëzit, punëtorët dhe me këto rroga të pakta që marrin mbajnë veten e tyre, mbajnë familjen dhe shpesh herë janë të neglizhuar nga kujdesi shëndetësor dhe diskriminimi që bëhet në punë”

Jo vetëm inspektimet për luftën kundër informalitetit, por në vendin tonë duhet të ketë kontrolle më shumë për kartelat shëndetësore të punonjësve.

Edlira Bode: Kur ju bëni këto inspektime, kontrolloni ka apo jo mjek dhe mjaftoheni me kaq. Por kontrolloni nëse ky mjeku ka kartelë mjekësore për çdo punonjës. Nëse në ato kartela shënime periodike mbi gjendjen shëndetësore të këtyre punonjësve. Ok, kontrollojmë informalitetin, po shëndetin dhe sigurinë në punë e kontrollojmë?

Të pranishëm në dëgjesën në komisionin për Punë Çështje Sociale dhe Shëndetësi ishin dhe të rinj, të cilët kërkuan mundësi më të mira punësimi në mënyrë që të frenohet largimi i tyre.

Zjarr Tv Ad