“Paguhen 20 milionë lekë/muaj”, profesor Kabo ja plas hapur gazetarëve: Çfarë keni bërë që paguheni sa presidenti i SHBA-ve?

0
667
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesor Përparim Kabo bën një koment të ashpër për databazën e rrogave që është bërë publike prej më shumë se 24 orë. I ashpër ai tregohet dhe me ata gazetarë që referuar të dhënave kanë dalë me paga mbi 18- dhe 20 milionë lekë në muaj.

“E kuptoni tani miq pse bilbilosin çdo mbremje neper studio televizive keta me paga disa milioneshe”, shkruan ndër të tjera Kabo. Sipas tij, lista e pagave ka zhbërë sistemin e ngritur në 30 vite, dhe sidomos në 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjetën.

Shkruan profesor Përparim Kabo

Mos u perpiqni te fshiheni ju Pasunorët që keni helmuar ndërgjegjen e njerëzve…

Ajo liste pagash qe qarkullon on line po i heq masken sistemit te ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten…Të irrituar se u shkel privatesia juaj….dhe keni kërcyer një bojë njeriu….vazhdoni ndiqeni juridikisht ….Edhe Ëikileaksi beri buje Julian Assange u burgos…por bota mori vesh shume te verteta. Ju pasunorët tane pse keni frike nga historia juaj, pagat qe ju merrni jane pjese e saj….Ato nuk mund te fshihen sa kohe qe ju keni disa lloj veturash, keni shtepi në qytet, keni vila në fshat, keni edhe në bregdet. Ju me djerrsën e ballit i keni bere ato sepse merni paga te larta…apo jo?! Në fund të vitit edhe po qete ne sektorin privat beni deklarim te te ardhurave tek Tatimet….Pra shteti ua di “dhëmbë dhe dhëballët”-por tani me kete publikim ua mori vesh edhe publiku i gjere. Ju nuk doni sepse jeni hequr të varfer, me pasuri qe u kane ardhur nga bashkeshortet e shkatheta, apo nga pleqtë, nga kursimet e vjehrave, nga ndonje dhurate apo hedhjeparesh ne dasma….!

Por pa le te ndalemi më konkretisht…Nëse nje gazetar merr 20 milion te vjetra në muaj apo 18 milion….kjo eshte page dhe ai paguan detyrimin fiskal mbi te ardhurat, apo atje perfshihen dhe fitime qe lidhen me transaksionin e reklamave pra behet fjale per nje e ardhur nga dividenti. Nese eshte kjo e dyta, atehere e ardhura i shkon institucionit psh Televizionit ku ti punon dhe ai ndanë dividentin nese je ortak atje dhe jo i punesuar si rrogetar…Por çfare ndodh, ti je atje si gazetar drejtor lajmesh apo editorialist…gjen kompanine e reklamave dhe parate qe merr i ndane me pronarin, pastaj pjesa qe mbetet e merr ti dhe e emerton si page….Nese ben keshtu ti nuk paguan detyrim per fitimin por vetem detyrim mbi te ardhurat….Po çfare keni bere ju more mediatare qe te paguheni në vit sa presidenti i SHBA-ve?

Nëse në keta 30 vite populli u varferua dhe mbi 40 % eshte per mbijetese dhe nje pjese u pasurua deri ne hedonizem, kjo gjendje lidhet me krimin ekonomik, me korrupsionin dhe trafiqet, me abuzimet dhe demtimin e finanncave publike por edhe me bashkepunimin me te gjithe keta faktore….

Ju jeni tashme me deshiren e pasurimit nga ana e gabuar e historise sepse nuk u lidhet dhe nuk i sherbyet demokracise por u lidhet me tregun dhe me operatoret shpesh informalë të tij…Nga dje mbrema askush nuk iu beson më ju….Paraja nuk e blen dot pavdekesine…! Por parate tuaja ju lane tashme edhe pa te verteten…mbetet heronj te genjeshtrave….Tani shkoni në gjykata qe te gjeni shkaktarin qe iu zhveshin ne syte e opinionit publik…

Zjarr Tv Ad