Pajisja me dokumente biometrikë, ambasada shqiptare në Athinë jep njoftimin e rëndësishëm për shtetasit

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada shqiptare në Athinë ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë kryer aplikim për dokumentet biometrikë gjatë vitit 2019, se kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 Prill 2021.
Në njoftim bëhet me dije se si pasojë e kushteve të pandemisë së Covid-19 tërheqja e dokumentave do të kryhet vetëm përmes postës, duke dërguar një e-mail në adresë të ambasadës ku të specifikojë të dhënat personale dhe adresën e banimit.
Njoftimi i plotë: Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.
Në Zyrën Konsullore kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 24 dhjetor 2020. Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 24 dhjetor 2020 dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.
Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situates së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.
Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.
Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:
Emër Mbiemër
Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)
Foto e faturës së aplikimit
Numri i telefonit cellular
Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.
jo foto e një mësuesi nga Mokrra e Pogradec, i cili shihet duke shkuar në shkollë me një tufë drurësh në dorë për të ngrohur nxënësit e tij në këto ditë të acarta, është bërë menjëherë virale.
Bëhet fjalë për mësuesin Maliq Torra. Imazhi i këtij mësuesi i cili së bashku me çantën e punës mban edhe drutë është përdorur për të treguar edhe kushtet e vështira dhe mungesën e ngrohjes në shkollë.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e bashkisë Pogradec e cila thotë se fotoja është keqinterpretuar dhe se sipas saj nuk ka asnjë lidhje me mungesën e ngrohjes në shkollën e Velçanit.
“Bashkia Pogradec sqaron të gjithë opinionin publik se keqpërdorimi nga media dhe portalet i një statusi të profesorit të nderuar z. Maliq Torra, nuk ka asnjë lidhje me mungesën e ngrohjes në shkollën e Velçanit. Bashkia Pogradec ka punuar fort që të bëjë të mundur shpërndarjen në kohë të lëndës drusore për ngrohje në shkollat e fshatrave dhe në asnjë shkollë nuk ka mungesë të lëndës drusore.
Do të ishte e pafalshme për ne nëse nuk do të mund të siguronim edhe kushtet më minimale për arsimimin e brezave. Kjo është një nga parimet tona bazë, që përtej investimeve madhore që Mokra ka nevojë dhe që do të realizohen në vazhdim, të sigurojmë kushtet bazë për proçesin mësimor. Për më shumë keni edhe sqarimin e vetë profesorit në statusin e tij 1 ditë më pare”, shkruan bashkia.

Zjarr Tv Ad