Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, e një tjetër është shpallur në kërkim si rezultat i operacionit “Laboratori”.
Policia ka arrestuar Eva Harunin, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”, Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”, Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”, Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.
Personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.