“Pak dinjitet zotëri”, Armina Mevlani reagon për protestën e thirrur nga Berisha: S’ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur se duan

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armina Mevlani, partnerja e Shklëzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar për protestën e sotme, e cila u zhvillua në selinë e PD-së.

Ajo shkruan se nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë në detyrë, kur demokratët nuk e duan. Sipas saj opozita e vërtetë është dhunuar, ndërsa “opozita false” është mbështetur nga Policia e Shtetit.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani.

Zjarr Tv Ad