Pak ditë më parë u rikthye në PD, Rudina Hajdari kundër Berishës: Nuk mendoj se shqiptarët e duan si kryeministër

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari, e rikthyer në Partinë Demokratike vetëm pak ditë më parë, ka dalë kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së.

Sipas saj, shqiptarë nuk e duan më Berishën si kryeministër, pasi e kanë parë, ndaj gjeneratës së re duhet t’i ofrohet një kandidat i ri.

Nëse ai zgjidhet nga anëtarësia do provojë veten nëse vërtet mendon që ende i apelohet elektoratit gri, që unë nuk mendoj që i apelohet më. Nuk mendoj se shqiptarët duan që të kenë zotin Berisha më kryeministër sepse e kanë parë dhe tani më çdokush, sidomos gjenerata e re që ka parë po të njëjtët politikan dhe të vazhdojë t’i votojë ata është një gjë absurde …

Nëse ai insiston në këtë betejën për të qenë kryetar unë besoj që nuk do ta ketë të gjatë sepse nuk do apelojë dot përtej anëtarësisë.

Nëse ne zgjedhim një kandidat që vërtet është për të ardhmen e Partisë Demokratike por shkon edhe përtej partisë duhet që të zgjedhim dikë të ri dhe të krijojmë një ofertë të re për Partinë Demokratike dhe jo një ofertë të vjetër”, tha Hajdari në Abc.

Zjarr Tv Ad