Pak ditë pas fitores historike, Albin Kurti zbarkon në Lezhë, mesazh për zgjedhjet e 25 Prillit?!

0
481
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot shënohet 577 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa politikanë të shumtë nga trevat shqiptare kanë vendosur ta përkujtojnë duke u mbledhur në Lezhë.

Nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, te politikani shqiptar në Maqedoni Ziadin Sela, e përfaqësues nga Presheva e Mali i Zi janë mbledhur sot te varri i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

Por janë politikanët shqiptarë ata që e kanë braktisur këtë “Lidhje”, jo vetëm përmes mospjesëmarres, por edhe duke mos e kujtuar në rrjetet sociale.

Mesa duket politikanët shqiptarë, që prej vitesh i përkujtojnë të ndarë ngjarjet historike, edhe sot janë të zënë në fushatën elektorale.

Albin Kurti dha mesazhin e bashkimit, duke marrë shembull heroin kombëtar, Skëndërbeun, gjatë vizitës në Lezhë.

“Duhet të ndjekim pishtarin që është mbajtur përgjatë historisë nga brezi në brez në mënyrë që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet të nxjerrë përfaqësuesit e saj më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyre krizën e shumëfishtë që ka pllakosur ta zëvendësoje me çlirim, me bashkim me zhvillim dhe përparim te gjithanshëm”, shprehet kryetari i “Lëvizjes Vetëvendosje”, në ceremoninë e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, një nga ngjarjet historike më të rëndësishme për vendin.

“Sot këtu tek flamuri kombëtar dhe te Besëlidhja e Lezhës i përulemi me nderim dhe zotohemi për angazhim të përjetshëm heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë luftëtarëve shqiptarë në të gjitha epokat e kombit tonë”.

 

 

Zjarr Tv Ad