Pak kohë pasi konfirmoi ndarjen nga i dashuri, Rina Balaj shfaqet me ish-konkurrentin e “Për’puthen”

0
291
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Vetëm pak kohë pasi konfimoi se i ka dhënë fund lidhjes me Sin Boy, reperja Rina Balaj, është shfaqur së fundmi nën shoqërinë e ish-konkurrentit të Për’puthen, Andi Artani.

 Vetë këngëtarja publikoi një video të shkurtër në Instastory, ku shfaqej Andi. Krahas videos ajo shkruan: “Erdha të mësoj se çfarë duhet të porosis në sushi”. Videoja është ripostuar edhe nga ish-konkurrenti i Për’puthen, duke ndezur menjëherë thashetheme për raportin e tyre. Megjithatë nuk ka ende asnjë reagim nga ana e tyre.

 Në një intervistë me T7 Rina tha se ajo dhe Sin Boy kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

“Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama

 Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë.”-tha ajo.

Katër vite më parë Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Zjarr Tv Ad