Pak orë para protestës, Ademi: Do lirojmë qytetin me seriozitetin tonë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak orë para protestës së opozitës kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka sqaruar mënyrën e organizimit të protestës.

Ademi shprehet se qytetarët do të lëvizin të lirë në çdo rrugë të qytetit, ndërsa e quan të paligjshëm tubimin e Ramës.

Voltana Ademi: Ne kemi informuar policinë e shtetit dhe kjo është skandaloze. Policia ka detyrë të garantojë për të gjithë qytetarët ecjen e lirë në rrugët e qytetit të Shkodrës. Ne do të lëvizim të lirë në të gjitha rrugët e qytetit. Policia nuk duhet të lejonte që të bllokoheshin rrugët pa na e konfirmuar të paktën me shkresë. Ne do bëjmë të mundur që të paktën ta lirojmë me qenien, seriozitetin dhe praninë tonë, por duke ruajtur qetësinë. 

Para pak minutash kam pasur një takim me përfaësues të drejtorisë së policisë së qarkut të Shkodrës. I rastisë këtu në qendër të qytetit dhe i kërkova qetësi, maturi. I sigruova që ne do të jemi korrekt dhe secili të ushtrojë detyrën e tij. 

Nga ana tjetër pretendoj që nëmomentet që jemi ata të heqin edhe rrobat edhe të rreshtohen bashkë me ne. Janë në një moment kur mendoj se emergjenca kombëtare kërkon që gjithësecili ti thërrasë ndërgjegjes dhe të largohet nga mbrojtja e kriminalitetit.

Zjarr Tv Ad