Pak para se të fillojë mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi paralajmëron mazhorancën

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi, ka folur shkurtimisht për mediat, pas mbledhjes së radhës që do të nisë për pak minuta në Pallatin e Kongreseve.

Bylykbashi tha se; mazhoranca po kërkon që të bllokojë me çdo kushtet në punën e Këshillit, duke mos iu drejtuar OHDIR-it për përplasjen që kanë palët për çështjen e koalicioneve parazgjedhore.

“Ka më shumë se dy javë, që opozita ka kërkuar që të marrim mendimin e OHDIR për garimin në koalicione, siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Ka dy javë që PS e pengon këtë, po bllokon Këshillin Politik dhe marrëveshjen e Janarit e Qershorit. Kjo vë në rrezik procesin zgjedhor, si dhe atë të negociatave të vendit”, u shpreh Bylykbashi. Vijon…

Zjarr Tv Ad