Paketa antishpifje, Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE-së

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak orë para se paketa antishpifje e qeverisë të shkojë për miratim në Kuvend, një paralajmërim i fortë vjen nga një eurodeputet.

Në një postim në twitter, anëtari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, suedezi David Lega shkruan se nëse ky projektligj miratohet, Shqipëria vë në rrezik kryesimin e OSBE, si dhe do të komplikojë negoaciatat për anëtarësim në BE.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur,” shkruan ai.

Shqipëria do të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020. Ndërkohë më herët kundër paketës antishpifje ka dalë edhe BE dhe OSBE.

Qeveria tha se e kishte rishikuar nismën, duke reflektuar rekomandimet e ndërkombëtarëve, por në thelb ajo kishte mbetur e njëjta.

Edhe shoqatat e gazetareve e kudërshtojnë këtë paketë, si një përpjekje të qeverisë për të kapur median online.

Zjarr Tv Ad