“Paketa e rezistencës duket si një kockë se sa një ndihmë reale”, aktivisti Isufi: Kemi nje qeveri të relaksuar që flet me batuta, një dëm të madh po bën edhe opozita

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar aktivisti Ardian Isufi, i cili ka folur në lidhje me protestat që po mbahen në vend pas rritjes së çmimeve, duke nisur nga nafta dhe produktet e tjera ushqimore.

Isufi tha se protestat janë një aksion i shëndetshëm për demokracinë ndërsa u ndal edhe te paketa e rezistencës, e prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Isufi u shpreh se ajo duket më shumë si një kockë se sa një dihmë reale ndërsa nuk kurseu as opozitën, për të cilen shtoi se po i bën një dëm të madh vendit.

Fillimi i protestave ka qenë i mbarë, janë një aksion i shëndetshëm për demokracinë, pastaj ti japim nuance sipas interesit të tij, është një protestë nga qytetarët, shoqëria civile, një shqetësim i madh i publikut, që nuk vjen si shkak pasoje e luftës në Ukrainë, është një shqetësim në kohë në lidhje me varfërinë, pasigurinë.

Mund të flasim edhe për cështje akute. Masat duhet të ishin një muaj më përpara. Duhet ti bënte me kohe komitetet me ekspertët edhe sot është politik. Nuk kemi një komitet që realisht analizojnë dhe merrem për cmimet e x apo y. Është një rritje cmimesh artificiale, pasi nuk është një naftë e blerë dje, edhe mielli po ashtu. Qeveria duhet ta shoh si partneritet publikun, kjo është revolta më e madhe, shohim edhe vendet e tjera. Ka cmime tavan, që studiohen. Këtu duket se shteti dhe biznese të caktuara janë një gjë.

Kur shohim paketat e rezistencës edhe në vendet fqinje, janë me relaksuese se sa e qeverisë sonë, duket si një kockë, jo si një ndihmë reale. Pra do ishte parë nga këto komitete, të gjendet mundësia për të minimizuar disa axhenda, për ti minimizuar diku dhe ti maksimizonte në këtë situatë. Cështja e karburantit, se kemi cmimin më të lartë në rajon. Këtu nuk erdhëm para një gjëje kaq të madhe, ky është një diskutim që e premtojnë në cdo fushatë dhe në fund të saj bëjnë sikur se kanë thënë

Kemi atë që quhet mos dëshirë. Unë mendoj se liderat tanë janë oligarkë politikë. Kur doli Rama dhe foli për karburantin, u ul karbutanti. Nuk është puna e një individi, funksioni i hallkave të institucioneve. Shoh një ndarje pikë të madhe dhe mos dëshirë të institucioneve. Një dëm të madh po bën opozita” Një opozitë e fortë e bën të lëvizë qeverinë. Kemi nje qeveri të relaksuar që flet me batuta, jo me ekspertë.

Duhet të kishim një paketë të konsoliduar, sot njerëzit vuajnë për bukën e gojës, X5 që thotë kryeministri nuk janë shqetësimi real për cështjen e karburantit, karburanti është si bukë për funksioninmin e biznesit të vogël.

Duhet ti japësh një frymëmarrje biznesit” u shpreh Isufi.

Do ketë një zbehje të protestave

“Për të qenë realist po, shpirtërisht nuk do të doja, nuk janë protesta kundër qeverisë, por ajo të përmirësoje përformancën e saj”– u shpreh ai në studion e Faxnews.

Zjarr Tv Ad