“Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes”, Tabaku: Favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Jorida Tabaku paketën fiskale të 2022 e quan një paketë klienteliste dhe anti biznes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se qeveria është angazhuar për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.

“Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla”shkruan Tabaku ndër të tjera.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes! Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes. Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla. Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP. Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimarrje me porosi.

Kjo është vendimarrje me standart të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet nderkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë. Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.

Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama. Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

Zjarr Tv Ad