Pako me kokainë notojnë në det

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë muajve të fundit, pako me kokainë  me vlerë miliona dollarë janë larë në brigjet detare në provincat lindore të Filipineve.

Në incidentin e fundit u gjetën 7 pako me kokainë në afërsi të një plazhi në Quezon.

Dhe në maj 39 pako me vlerë në treg më shumë se 4 milionë dollarë u gjetën nga peshkatarët.

Policia raportoi se me shumë mundësi droga kishte destinacion Australinë që ka kërkesa të forta për kokainë.

Por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare sesi këto pako me drogë janë shfaqur përgjatë bregdetit.

Të dielën, një familje që kishte shkuar për piknik në det zbuloi 7 objekte që lundronin pranë bregut.

Më pas i nxorën në breg dhe e kuptuan se çfarë mund të ishin duke telefonuar menjëherë policinë.

Pakot përmbanin brenda kokainë dhe ishin të mbështjella me shirit dhe mbanin një logo të pijeve energjetike.

Mendohet se droga ka një vlerë rreth 682,000 dollarë.

 

Zjarr Tv Ad