Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga pakoja e madhe e ndihmës për fundvitin do të përfitojnë dhe mësuesit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se këtë fundvit do të jepen 20 mije lekë të reja për mësuesit dhe edukatorët me pagë bruto nën 60 mijë.
Ndërsa mësuesit me pagë mbi 60 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë të reja ndihmë.
“6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë (të reja) dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për krejt Europën”- shkruan Rama.