Pakt për krimin, shqiptarët e rumunët menaxhojnë pr.ost.itu.cio.nin, italianët drogën

0
43

Për të lulëzuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, grupet kriminale të huaja mes të cilëve dhe ato shqiptare kanë arritur marrëveshje bashkëjetese të paqta me njëri-tjetri e me kriminalitetin vendas e mafioz në rajonin e Lombardisë.

Rajoni i Lombardisë në veri të Italisë konsiderohet një nga territoret më joshëse për trafiqet ilegale dhe aktivitetin kriminal të mafias vendase e të grupeve kriminale të huaja.

Në këtë zonë e cila përfshin rreth 10 milionë banorë, grupet kriminale shqiptare, rumune nigeriane e ato italiane kanë arrituar një pakt të paqtë bashkëjetese për të ndarë aferat fitimprurëse të trafiqeve ilegale e rrjetet e kontakteve ndërkombëtare.

Për të përditshmen italiane “Il Coriere”, kreu i Drejtorisë së Antimafias së Milanos, tenent kolonel Piergiorgio Samaja deklaron se “tregu i krimit sidomos në Milano është kaq i gjerë sa të gjithë bëjnë afera fitimprurëse. Trimëri, derdhje gjaku e luftë mes klanesh nuk i intereson askujt.”

Sipas kreut të Antidrogës së Milanos, grupet kriminale të huaja kanë lidhur mes tyre pakte e marrëveshje me skema hierkakie që mund të ndryshojnë.

Grupet kriminale shqiptare që bëhen gjithnjë e më agresive kanë lidhur një pakt “joint veture” me grupet kriminale rumune për menaxhimin e biznesit të prostitucionit.

Në rrugët e Milanos, ku kërkesa është dhe më e lartë, bashkëjetojnë qetësisht në rrugë prostituta si nga Europa lindore ashtu dhe ato afrikane, ndërsa në qyteza e komuna të vogla prostitucioni orientohet në qëndrat estetike e masazhesh, të hapura nga kinezët.

Ndërsa për trafikun e drogës janë grupet kriminale italiane që kanë krijuar aleanca bashkëpunimi me ato të huaja.

Ato veprojnë në një strukturë organizative e përbërë nga një ushtri e tërë korrierësh e shpërndarës droge nga hallka më e vogël deri në furnizuesit e mëdhenj.

Jo rrallë në këtë territor janë regjisturar dhe episode atentatesh vdekjeprurëse për larje hesapesh mes tyre.

Dy netë më parë në një lokal në komunën Pioltello në afërsi të Milanos u plagos rëndë me armë zjarri një 40 vjeçar shqiptar. I përfshirë në këtë ngjarje është dhe një 45 vjeçar italian i plagosur lehtë.

Edhe pse ende nuk është zbardhur motivi i këtij episodi të dhunshëm, burime mediatike italaine informojnë për një larje hesapesh droge.

Por për Antimafian e Lombardisë, grupet kriminale të huaja për lulëzimin e aktivitetit të tyre kërkojnë një jetë të paqtë pa trimëri e luftë, me një ndarje territoriale e të përcaktuar të aktivitetit të tyre kriminal.

Shqetësues është fakti se pas çdo operacioni e valë arresimesh, “urshtria” e korrierëve të drogës zëvendësohet me ushtarë të rinj.

Kërkesa e lartë për drogë në këtë territor favorizohet dhe nga aeroporti Malpensa i Milanos, një “udhëkryq i këtij trafiku”.

Në raportet e Antimafias italiane shfaqet gjithnjë e më shumë si shqetësim në Lombardi, fenomeni i penetrimit të mafiave italiane në sistemin e sipërmarrjes territoriale.

Drejtoria e Antimafias Lombarde me shtrirje nga Breshia në Milano ka rreth 85 operatorë interforce të specializuar në investigimet e analizimin e krimit të organizuar.