Pakti për Detin/ Bushati i përgjigjet Metës në letër

0
338
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashmte Ditmir Bushati ka dërguar letrën e dytë në Presidencë, lidhur me Marrëveshjen për Detin me Greqinë.

Mësohet se Bushati në letër i është përgjigjur kërkesave të presidentit Meta, lidhur me autorizimin që ministri i Punëve të Jashtme kërkon për të nisur negociatat me Greqinë.

Kjo është letra e dytë që Bushati i dërgon Metës, letër e cila ka mbërritur në presidencë paraditen e sotme. Pra më herët se presidenti të zhvillonte takimin me kryeministrin Edi Rama.

Bisedimet mes Ramës dhe Metës u përqendruan në marrëveshjen me Greqinë për “Detin” dhe sigurimin e autorizimit për vazhdimin e negociatave. Ky takim zgjati rreth 60 minuta.

Në momentin kur Rama doli nga precidenca, ai dukej i buzëqeshur. Mos vallë kjo është një shenjë se gjërat kanë shkruar siç ka dashur ai? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim, kur palët të flasin zyrtarisht për takimin.

Lidhur me këtë çështje Meta ka zhvilluar takime edhe me deputetët e Komisionit të Jashtëm, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Klajda Gjosha, të cilët në një deklaratë për mediat thanë se qëndrimi i presidentit ka qenë korrekt.

Zjarr Tv Ad