Pallatet tek Myslym Keta/ Belind Këlliçi: “Edhe babai im të ketë firmë, çojeni në SPAK”,

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi, ka reaguar sërish për rastin e pallateve në Kombinat në rrugën Myslym Keta, rast për të cilin para pak ditësh ai ngriti edhe një padi ndaj Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Maringlen Qato dhe për të gjithë personat e tjerë të përfshirë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi tha se brutaliteti e një pushteti që qëndron në këmbë me dhunë dhe para të pista, nuk do të harrohet duke fabrikuar lajme për të dhe familjarët e tij.

Postimi i plotë:

Përgjigje për ata që duan të lexojnë faktet.

Ndërsa ata që korrin mashtrimet që mbjell zdromsi, nuk kanë interes për të vërtetën. Nuk lodhem me ta.

Unë jam Belind Këlliçi, djali i Zamir dhe Suzana Këlliçit. Për ata që janë ende nën ndikimin e “fake neës” të porositura nga Erion Veliaj, po ju tregoj kush ka firmosur në rastin e pallatit nr. 4, në rrugën “Myslym Keta”.

Po i gjetët firmë vjehrrit tim dhe kujtdo vjehrri në Shqipëri, paditeni në SPAK. Edhe Zamiri im po të ketë firmë, paditeni në SPAK. Do të vij dhe unë me ju ta padisim bashkë.

Këto metoda tipike të regjimit, të përsëritura për vite me radhë, nuk e fshehin dot të vërtetën se Erion Veliaj po dëbon njerëz të pafajshëm nga banesat e tyre, për pazarin e radhës.

Kjo histori brutaliteti e një pushteti që qëndron në këmbë me dhunë dhe para të pista, nuk do të harrohet duke fabrikuar lajme për mua dhe të afërmit e mi.

I komanduari i Ramës në Bashkinë e Tiranës nuk njeh asnjë normë morale, ligjore dhe proceduriale. Ai është thjesht një instrument në shërbim të ujdive të pista.

Do mashtrojnë deri më 14 maj. Do i durojmë edhe ca muaj.

Zjarr Tv Ad