“Pallati është spostuar 51 cm dhe ka përdredhje, me ne po bëjnë terrorizëm’, banorët në Durrës në protestë: Nisëm letrën e 4-t për Ramën

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e pallatit nr. 8 pranë lagjes nr. 5 në Durrës, i kanë adresuar një letër për të katërtën herë kryeministrit Rama për shkak se pallati i tyre ku banonin 48 familje ka ceduar nga tërmeti i 26 nëntorit me 52 cm. Sakaq ditën e sotme ata kanë dalë përballë bashkisë në shenjë proteste pasi tashmë u është ndërprerë dhe bonusi i qirasë.

“Pallati ka nivel dëmi DS4. Në këto kushte, po instituti ka përcaktuar një ndërhyrje e cila po themi kushton afërshit 1 milion euro. Në kërkojmë trajtimin me bonus qeraje, pasi është ndërprerë bonusi i qerasë nga muaji qershor”, shprehet një nga banorët.

Ata janë të shqetësuar pasi organet shtetërore po kërkojnë që ta riparojnë për të evituar vënien përpara përgjegjësisë së firmës ndërtuese. Ata e kanë ngritur çështjen në prokurori, por kanë shqetësimin se ky problem po zvarritet.

“Ata po zvarrisin gjithçka. Kanë ndërprerë bonusin dhe sipas kësaj logjike i bie që ne duhet të hyjmë brenda. Që të hyjmë të jetojmë në një pallat që vazhdon dhe ikën çdo ditë, kjo është e papranueshme. Vrasja apo terrorizmi që duan të mendojnë këta apo çfarë mund të mendojnë. Prokuroria po bën gati 3-4 muaj dhe akoma nuk na ka kthyer një gjë zyrtare”, tregon banori.

“Ne skemi as grante dhe as bonuse. Në këtë mes do të thotë që këtu po luhet një terrorizëm drejtpërsëdrejti nga segmentet e caktuara shtetërore. Pallati ka inklinimin mbi 51.4 cm, ka përdredhje në katin e gjashtë edhe është i pabanueshëm.”
Menjëherë pas lëvrimit të grantit të rikonstruksionit në muajin qershor, banorëve i është ndaluar lëvrimi i bonusit të qirasë duke i detyruar të rikthehen në banesat e tyre të dëmtuara, ndërkohë vetë ata deklarojnë se kthimi në këto apartamente mund të jetë i rrezikshëm pasi grupet private të ekspertimit e kanë vlerësuar në shkallën e dëmtimit DS4 pallatin e tyre.

Zjarr Tv Ad