Pallati i Brigadave jepet me koncesion për 20 vite, fituesi ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria shqiptare ka botuar në fletoren zyrtare planin e restaurimit të Pallatit të Brigadave.

Një grup ekspertësh do të marrin pjesë në restaurimin e tij, të cilët e njohin këtë monument sipas qeverisë, dhe afati i kontratës do të jetë 20 vite, me të drejtë rinovimi.

Referuar dokumentit theksohet se partneritet do të zgjasë 20 vite, por sipas ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, dhe koncesionari ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera.

Në plan-projekt citohet se kjo pronë do t’i mbesë shtetit dhe vetë Ministria e Kulturës do të garantojë që menaxhimi me investitorë strategjikë, me qëllim promovimin për grumbullimin e të ardhurave, të zbatohet pa cenuar hapësirën dhe vlerat e tij.

Ansambli i ri do të ketë edhe funksion akomodues për personalitete shqiptare dhe të huaja, të cilët vijnë për vizitë në vendin tonë. Sipas qeverisë, vënia në zbatim e kësaj nisme do të bëhet përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar), pjesë e të cilit do të jenë një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, që e njohin këtë monument.

Ky plan është i njëjtë me atë të “Parkut të Butrintit”, i cili u dha me koncesion për 10 vite. E gjitha konsiston në të njëjtët pika dhe proceduara.

Zjarr Tv Ad