Pallati i Brigadave/ “Një nga mega aferat më të mëdha korruptive”, Sali Berisha zbardh prapaskenat e Edi Ramës: Kjo që po bëni është fatale!

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha foli sot për planin e Qeverisë për t’i dhënë privatit Pallatin e Brigadave për 40 vite!

“I erdhi radha Pallatit të Brigadave, klientela e Ramës që është një trashëgimi kulturore shumë e rëndësishme e inkuadruar me projekt shumë të rëndësishëm.

Edi Rama ka zgjedhur si bëri me Butrintin që zgjodhi sitin arkeologjik për të përvetësuar me klientelën e tij kepin e Stillos e zona të tjera e këtu po shfrytëzon ndërtesën për të shkatërruar parkun përreth për të ndërtuar dhe për ta shndërruar, për ta shkatërruar de fakto. Të jeni të sigurt që pas këtyre dalin kullat gradualisht por Rama s’do jetë në pushtet, ndaj u bëj thirrje këtyre oligarkëve mos e inkriminoni veten me Edi Ramën, është fatale ajo që bëni. Se ka ligje, nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro, por nëse kryen veprime si dje që merr paratë qytetarëve dhe ua jep oligarkëve kjo quhet ndarje parash me ta.

Nëse shpërbën parkun kombëtar me një projekt gjoja të menaxhimit të sitit, s’ka diskutim që ai është një nga mega aferat më të mëdha korruptive të Shqipërisë dhe Evropës, ndaj kam thirrje nuk do gëzoni një pasuri të vendosur duke paguar, duke e ndarë me Ramën dhe qeveritarët e tij. Ky është zotim solemn. PD është e angazhuar në një platformë për luftën kundër korrupsionit më seriozet”.

Zjarr Tv Ad