Palmer flet sërish për krizën: Duam të shohim zgjedhje të lira dhe demokratike

0
45

I dërguari i Departamentit të Shtetit për rajonin tonë, Mattheë Palmer, reagoi sërish për situatën në Shqipëri.

Duke folur në samitin e Davos-it, ai apeloi për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike.

Zyrtari i lartë amerikan tha se është shumë e rëndësishme që themelet demokratike në Shqipëri të jenë të forta si dhe iu bëri thirrje palëve të arrijnë një marrëveshje për reformën zgjedhore që do sillte zgjedhje të lira dhe normalitet për vendin.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të forta, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar të ketë lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, deklaroi Palmer nga Davosi.