Palmer: Qeveria legjitime. Partitë të futen në zgjedhje më 30 qershor

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për zyrtarin amerikan, Mattheë Palmer i cili ndodhet në një viztitë zyrtare në Shqipëri, kjo qeveri është legjitime dhe SHBA po bashkëpunon me të. Në një bashkëbisedim me gazetarët, në ambjentet e ambasadës amerikane në Tiranë, ZëvendësndihmësSekretari Amerikan i Shtetit tha se nuk ka ardhur në Shqipëri me një platformë për zgjidhjen e krizës. Gazetarja e News24, Aurora Golemi e pranishme në këtë bashkëbisedim, citoi z.Palmer të thotë se në Shqipëri nuk ka ardhur për të negociuar mbi krizën politike.

“Qeveria e vendit eshte legjitime, ne po bashkepunojmë. Kjo qeveri do ta coje vendin përpara drejt Europës, Sshqipëria duhet të vijojë me reformën në drejtësi.’ – Tha Palmer ndërsa shtoi se inkurajon partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve.” -tha Palmer ndër të tjera.

Ndër të tjera, Palmer iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve mbi emërimin e Kavalec si ambasadore në Shqipëri.

“Senati s’është se e ka rrëzuar por lobimi për sa kohë është legjitim dhe proces normal si dhe brenda rregullave. Në Amerikë kjo cështje është nën hetim por nuk mund t’u jap detaje në lidhje me këtë çështje?” u shpreh Palmer, ndërsa tha se së shpejti shpreson të ketë një emër për ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë.

Zjarr Tv Ad