Paloka: ‘Bashkëluftëtari’ i Tao Ballës, Alibeaj sulmoi PD-në, jo Ramën

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edi Paloka

Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD, jo Ramën! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën, deklaroi se as “nuk do t’i përfaqësoje ata me të cilët nuk e lidh asgjë”, duke nënkuptuar deputetët e PD.

E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD, të asaj që voton në parlament siç urdhëron Rama e që ka përfunduar më keq se “kërpërata”? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në parlament për t’i mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj?

A mund të na thotë ky Alibeu si pjesë e Konferencës së Kryetarëve se si ka mundësi që rezoluta për krimet e gjenocidin në Kosovë, në shkelje të çdo procedure, vazhdon të qëndrojë në sirtar?

Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shohë dritën ? A e ka ngritur në Konferencën e Kryetareve këtë çeshtje ky “bashkëluftëtari” i Tao Ballës në gjoja hapjen e dosjeve?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe lëshon çfarë i vjen në gojë për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu…

Prandaj shumë shpejt në atë sallë do duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca më shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar.

Zjarr Tv Ad