Paloka: Boja ndaj Ramës, hakmarrje e shqiptarëve. Nuk i dogjëm mandatet, por…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Paloka ka folur sot para mijëra protestuesve të mbledhur para parlamentit. Ai tha se boja ndaj kryeministrit Rama nuk ishte hakmarrje e tij personale, por hakmarrja e shqiptarëve. MË tej, duke folur për mandatet, Paloka tha se ata nuk ndodhen aty për t’i djegur mandatet, por për të marrë mandatin nga shqiptarët për shporrjen e Ramës.

Paloka: Sot nuk jemi këtu për të djegur mandatet, por sot e kemi marrë mandatin që na e dhatë ju, për ta shporrur Ramën. Shumë prej jush më kanë përgëzuar për atë që bëra në Kuvend me bojë. Ajo nuk ishte hakmarrja e Palokës, ishte hakmarrja e shqiptarëve. Me atë gojë të qelbur, ka urdhëruar arrestimin e njerëzve që protestojnë për bukën e gojës. A mund të jetë ai institucion i rrethuar me tela e gjemba, simboli i shqiptarëve? Për fat të keq kemi Ruçin që mbyll parlamentin, por kemi një edhe më të zi që quhet Edi Rama. Sot nuk jemi për të djegur mandatet tona, por për të djegur mandatin e Ramës

Zjarr Tv Ad