Paloka denoncon: Banorët po kërcënohen natën nga kriminelë, ordinerë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike nëpërmjet nënkryetarit Edi Paloka ka denocuar mënyrën se si po trajtohen banorët, të cilët sipas tij po kërcënohën për tu larguar nga zona.Paloka e kanë quajtur skandaloze faktin që kryeministri Rama, ka ngritur një policë në këmbë, kundër këtyrë banorëve që në fund të fundit po kërkojnë një të drejtë që u takon me ligj.

“Dhuna nuk është ndonjë e re për këtë regjim. Është një regjim që për interesat e xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh asgjë, as strehën e fëmijëve, as shëndetin e të sëmurëve që kanë futur kokat në këto strehë.

Shiheni! Kanë ngritur gjithë Policinë në këmbë. Krimi bën qejf, krimi bën kërdinë, ky ngre gjithë Policinë kundër banorëve të kësaj zone që në fund të fundit po mbrojnë një të drejtë që ia jep jo vetëm Kushtetuta, ia jep e drejta njerëzore.

Të gjithë ne kemi të drejtë të kemi një strehë mbi kokë; çdo histori e tyre është një dhimbje më vete. Fëmijë që ngelin në rrugë sepse prindërit ua marrin në Polici; fëmija 8-vjeçar që dëgjuat edhe në gjykatë, kishte ngelur rrugëve se ia kishin marrë prindërit…

Njerëz që kanë invalidë nëpër shtëpi dhe nuk dinë ku t’i fusin kokat. Kjo është ana njerëzore. Dhe pse ndodh kjo?! Sepse një mostër që ne kemi për kryeministër, i pangopur bashkë me këtë “velinën” e bashkisë kërkojnë të fusin miliona të tjera në xhep. Këtu është krimi bashkë me Edi Ramën.

Sot banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me Policinë, është histori tjetër me atë që ndodh natën.

“Natën vijnë kriminelë, kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtime për të ndërtuar pallate kur të largohen këta banorë, vijnë dhe kërcënojnë banorët. Ma thanë para 5 minutash banorët.Vijnë natën me xhama të zinj, me makina të maskuara dhe u bëjnë presion banorëve. Kriminelë ordinerë! Me siguri janë pjesë  e atyre që do të marrin lejet për pallate, nesër. Kjo po ndodh këtu.”

Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin, nuk pyetet për fëmijët dhe e thashë, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati të bëjnë gjithçka. Ndjenja njerëzore nuk kanë më ata, po s’njohin as ligj, as Kushtetutë.

 

Zjarr Tv Ad