Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka shprehur qëndrimet e tij, lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Ai deklaroi në një intervistë në “News24” se Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë karrierë politike falë mbështetjes së Sali Berishës, i cili e bëri 3 herë ministër, kryetar bashkie dhe kryetar partie. Ai i kërkoi kryedemokratit që të bëjë dekalarata serioze dhe të mos shprehet se “nuk e ka njohur Berishën”.
“Karrierën e tij, ku u bë deputet, 3 herë ministër dhe kryetar partie dhe kryetar bashkie, ia dedikon Berishës, Basha i detyrohet nga A-ja tek Zh-ja Sali Berishës. Nuk mund të thuash sot që nuk ka njohur se ka qenë më i afërt me të, mua vetëm deputet më bëri.
I kërkoj të bëjë deklarata serioze dhe jo atë që tha se fitova në 2013 se përjashtova Berishën. Sot të paska detyruar që të marrësh këtë vendim?”, u shpreh Paloka.