Paloka kujton ditën që Basha përjashtoi Berishën dhe ngre akuza të forta: Më tha mbaroi ultimatum, ambasada e SHBA…

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur për situatën politike në PD si dhe për lajmin e financimit rus me 500 mijë dollarë të Partisë Demokratike.

Ai tha se Lulzim Basha duhet të hetohet, teksa hodhi akuza të forta në lidhje me ditën kur Basha përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën duke aluduar se ish-kreut të PD i është dhënë ultimatum që të përjshtonte Berishën ose do i dilte kjo çështje.

“Për mua nuk është kjo thelbi. Për mua është tjetër gjë që lidhet me këtë çështje. Se mbahej peng diku, rezulton se është e vërtetë dhe se qenka kjo çështja. Le të hetohet dhe të merret vesh. Uroj që nuk ka implikime të tilla. Kjo cështje le të hetohet.

Kjo rezulton e vërtetë ai ndryshimi i menjëhershëm i Bashës, tani shpjegohet. Tha sot mbaron ultimatum. Ma tha atë moment. Rezulton se ishte ultimatum paska qenë largo Berishën ose…ose çfarë.

Po marrje peng jo direk nga Rama, por nga ambasada Amerikane,. E gjitha kjo shkon në interes të Ramës. Përçarja e PD shkon në favor të Ramës” tha Paloka në “Kjo Javë”.

Nëse vertetohet kjo akuzë a rrezikon Basha një largim nga partia politike?

Paloka: Nëse Basha ka marrë me dijeni të plotë ka para nga Kremlini, për të realizuar një akt nuk e di cfarë. Kjo do ishte më shumë se një akt që te largohet nga partia politik, por një vepër penale.

Zjarr Tv Ad