Paloka: Na prit… por duke shtuar vizat çdo ditë, nuk do kapësh 30 Qershorin

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me letrën e tretë të kryeministrit Edi Rama drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha. Përmes një postimi në Facebook, ndërsa tregon fytyrën e Ramës të stampuar në një letër higjenike shkruan se në kohën që ka shkruar letrën ka qenë pa gjumë.

Ja postimi i plotë i Palokës:

E paske bërë dhe një letër të tretë… Kam përshtypjen që të janë dashur të paktën trë viza (nga ato qe Muçi thotë se të kthejnë nga deficent ne eficent) për ta bërë këtë të treten.
Ata që të njohin mirë e dijnë që ty vizat nuk të bëjnë më pak deficent, por ama të sherbejnë për diçka…të sherbejnë për të nxjerrë nga barku atë lepurin e madh që ke brenda…

E dijnë të gjithe ata që mban rrotull se as në seancë parlamentare nuk guxoje të hyje pa i futur ca viza e ca gota më parë.

Ata që ke pranë tregojnë edhe për netët pa gjumë që kalon…E tillë paska qenë dhe nata e mbrëmshme. Nuk e di çfarë të kanë lënë pa gjumë mbrëmë; fjalët e Bashës, të Berishës apo të gjermaneve..? Por ti je shfaqur si trim i çartur në letrën e tretë; ke kërcënuar se asgjë nuk të bën ta lëshosh karrigen.
Kujdes!
Me këtë ritëm, duke shtuar vizat cdo ditë , nuk do e kapësh 30 Qershorin se do kesh shkuar për pambuk, do kalosh në overdozë.
Po në se ja mbërrin asaj dite, të paktën mbaje fjalën një herë…Ke shkruajtur që je në pritje…ateherë na prit, mos ja mbath siç e ke zakon.

 

Zjarr Tv Ad